Sistemi Coca-Cola

Kompania Coca-Cola dhe kompania Coca-Cola Hellenic e përbëjnë sistemin e integruar Coca-Cola, i cili është lideri i tregut të pijeve jo-alkoolike.

Para më shumë se 125 vjet, Kompania Coca-Cola prodhonte vetëm një pije. Në ditën e sotme Coca-Cola vepron në më shumë se 200 shtete dhe ofron afërsisht 3.000 produkte të ndryshme, duke u pozicionuar si prodhuesi më i madh të pijeve jo-alkoolike në botë. Asortimenti global i produkteve të kompanisë sonë përfshin çdo lloj pijesh jo-alkoolike: pije të gazuara, lëngje prej frutash, pije sportive dhe energjetike, ujëra, kafe dhe çaj, duke plotësuar ndonjë dëshirë ose nevojë të konsumatorëve. Portofoli i gjerë i produkteve tanë përmban më shumë se 500 marka të pijeve të gazuara dhe të pagazuara. Niveli mesatar i shitjes është 1,6 miliardë shishe në ditë. Secili produkt ka një kualitet jashtëzakonisht të lart dhe u është adaptuar nevojave, dëshirave dhe shijeve të konsumatorëve. Katër nga pesë pije freskuese më popullore në botë janë pjesë të familjes Coca-Cola: Coca-Cola, Diet Coke/Coke light, Sprite dhe Fanta.

Që nga prodhimi i shishes së parë të Coca-Colës në 1969 Kompania Coca-Cola Hellenic u bë një nga anëtarët më të rëndësishme të grupit Coca-Cola, në sajë të aftësisë së vet të zgjerimit, pushtimit të tregjeve të reja dhe përvetësimit të trendeve moderne të biznesit. Coca-Cola Hellenic punëson më shumë se 44.000 njerëz dhe furnizon me pije freskuese më shumë se 540 miliona njerëz në 28 vende të botës, të cilat përfshijnë një hapësirë gjeografike shumë të madhe: nga Evropa Perëndimore deri në Lindjen e Rusisë, nga Estonia deri në Nigeri. Njëzet e pesë nga ato shtete gjenden në Evropë dhe pesëmbëdhjetë në Bashkimin Evropian.

Lidhja e fortë midis dy kompanish mund të shihet qartë në vlerat e tyre të përbashkëta: dedikimi ndaj konsumatorëve, bashkëpunimi i ngushtë në lidhje me investimet në treg, prezantimi i produkteve Coca-Cola përmes një rrjeti të shitjes të organizuar në mënyrë të përsosur, si edhe veprimet e fuqishme të reklamimit përmes aktiviteteve të identifikueshme të marketingut.

Në implementimin e strategjisë së vet të biznesit, sistemi Coca-Cola i respekton të drejtat e njeriut dhe e zbaton politikën e shanseve të barabarta, duke punësuar njerëz të talentuar në një mjedis pune të sigurt, të shëndetshëm, pozitiv, inkludues dhe pa diskriminim, ku ata shpërblehen në mënyrë të duhur. Të punësuarit në tërë rrjetin ndërkombëtar sjell në sistemin tonë perspektiva intelektuale, etnike dhe kulturore të ndryshme.

Sistemi Coca-Cola punon shumë në plotësimin e nevojave të partnerëve të vet: furnizues, tregtarë me shumicë dhe me pakicë, sepse ata ua distribuojnë produktet tona konsumatorëve. Asortimenti i sistemit zgjerohet vazhdimisht për t'i plotësuar nevojat specifike të konsumatorëve.

Coca - Cola Hellenic Kosova

Coca-Cola Hellenic Kosova u krijua në qershor 2003. Në fillim Coca-Cola Hellenic Kosova kishte pak të punësuar, por situata është ndryshuar shpejt.

Pasi ka investuar më shumë se 4 milionë EUR, sidomos në pajisje marketingu dhe në depo, Coca-Cola Hellenic Kosova është konsoliduar si një nga liderët e tregut kosovar, duke i mbajtur standardet më të larta në shërbimet, proceset dhe marrëdhëniet e veta.

Coca-Cola Hellenic Kosova ka investuar në zhvillimin e tregut, në kujdesin për konsumatorin, si edhe në trajnimin dhe zhvillimin e të punësuarve të vet. Vendosja e marrëdhënieve me pronarët e objektiveve tregtare të vogla dhe të mëdha në Kosovë, me institucionet qeveritare dhe me mass-media ka pasur një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e reputacionit të kompanisë.

Coca-Cola Hellenic Kosova krenohet të jetë kompania e parë që zbaton një sistem llogaritar transparent në regjistrat e veta jo-konfidenciale, duke vendosur marrëdhënie pune që e pasqyrojnë dhe e tregojnë respektin e ndërsjellë që ekziston midis kompanisë sonë nga njëra anë, dhe Autoritetit Doganor, Administratës Tatimore, qeverisë lokale dhe qeverisë qendrore, nga ana tjetër. Në 2005 dhe 2006 Administrata Tatimore dhe Kamera Amerikane e Tregtisë e kanë shpërblyer kompaninë Coca-Cola Hellenic Kosova me çmimin "Taksapaguesi më i përpiktë dhe më i madh në Kosovë".